Hoxha: Një Qeveri e dështuar nuk mund ta dështoi ekonominë e vendit

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha tha se Qeveria Hoti po tenton të fsheh dështimet duke vendosë masa për mbyllje totale të vendit.

“Tentimi i qeverisë Hoti për mbyllje totale të vendit është ide e cila ka për qëllim të fsheh dështimet e kësaj qeverie në menaxhimin e situatës së pandemisë, disa herë kam paralajmëruar në foltoren e Kuvendit që nëse nuk forcohen masat mbrojtëse kundër Covid-19 në shkolla nga qeveria shkollat do të mbyllen, kjo fatkeqësisht edhe ndodhi”, shkruan Hoxha në profilin tij.

Sipas tij, koalicioni qeveritar ka dështuar plotësisht t’i ndihmojë bizneset dhe qytetarët e prekur nga pandemia.

“Kanë kaluar më shumë se 6 muaj që kjo qeveri nuk mund ta votoj një pako për rimëkëmbje ekonomike, pra ne vend që ti mbështes bizneset ajo i varfëron ato me masa qesharake dhe me provokime për mbyllje totale të vendit”, shtoi ai.

“Deklarata e z. Arben Gashi e cila mundohet të ja hedh fajin opozitës për dështimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike është qesharake dhe e papërgjegjshme , Arben po harron që PDK ka prezantuar pako për rimëkëmbje ekonomike, ju ka kërkuar bashkëpunim, por jeni treguar neglizhent jo bashkëpunues dhe keni vepruar me inate, nuk mundet opozita të ju zgjedh problemet e koalicionit qeverisës”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme