Hoxha: Nuk po bëjmë sa duhet për personat me aftësi të kufizuar

Prishtinë | 03 Dhj 2017 | 16:31 | Nga

Me rastin e Ditës botërore për personat me aftësi të kufizuar, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se personat me aftësi të kufizuar, nuk kanë mjaft kujdes të duhur.

Hoxha ka theksuar se personat me aftësi të kufizuar nuk duhet të jenë barrë e shoqërisë, përkundrazi.

Ofrimi i mundësive të barabarta është vlerë që ofron shteti ynë, pa dallim. Këtë duhet ta dëshmojmë çdo ditë.

Këtu është postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social.

“Me rastin e Ditës së Personave me aftësi të kufizuar që shënohet më 3 Dhjetor, është ditë rikujtese se sa kemi bërë dhe sa po bëjmë për këtë kategori të qytetarëve tanë. Pak, mund të cilësohet kujdesi ynë për personat me aftësi të kufizuar. Ata nuk duhet të jenë barrë e shoqërisë, përkundrazi. Ofrimi i mundësive të barabarta është vlerë që ofron shteti ynë, pa dallim. Këtë duhet ta dëshmojmë çdo ditë”, deklaroi Hoxha.

Të ngjashme