Hoxha: Pa viza lëvizim në fund të vitit, nëse ka vullnet nga shtetet e BE-së

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 12:03 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE) Dhurata Hoxha, në Komisionin për Integrim Evropian, tha se janë në pritje të rekomandimit pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian, raporton Ekonomia Online.

Ajo u shpreh e bindur se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e caktuar për këtë proces, por procesi varet nga shtetet anëtare të BE-së.

Kur foli për vizitat e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, për të lobuar për vizat Hoxha tha se kjo është dëshmi institucionet janë të interesuar që ky proces të përshpejtohet.

“… jemi në pritje të daljes së rekomandimit nga Komisioni Evropian, është thënë se do të dal pas takimit të Këshillit që ishte të enjte dhe të premten e kaluar. Jemi optimist se do të jetë pozitiv, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret”.

“Duhet të sqarojmë se të gjitha këto vizita që po bëhen nga parlamenti kryetari e deputetët dhe të tjerët janë kërkesa tona që të kërkojmë që procesi të përshpejtohet”.

“Procesi zakonisht s’ka marrë kohë me shumë se 6 muaj. Nëse ka vullnet nga shtetet anëtare kosovarët mund të lëvizin pa viza në fund të vitit”.

Kjo pasi deputetja Fatmire Kollçaku, nga Lëvizja Vetëvendosje, pyeti ministren se kur mund të ndodh liberalizimi i vizave.

“Pozita e opozita janë të interesuar që të ndodh liberalizimi. Nëse ka mundësi të na informoni se çka ka ndodh në takëmin e fundit që keni qenë ju dhe a ka lëvizje pozitive”.

Kryetarja e komisionit Blerta Deliu-Kodra ka kërkuar koordinim më të madh të qeverisë me Kuvendin për çështjen e vizave.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi tha se janë të padrejta vonesat në liberalizimin e vizave.

“Te vizat, në ketë fazë është e padrejte nga BE-ja vonesa e marrjes së raportit përfundimtar, presim përgjigje të shpejte brenda pak ditëve”.

Ministrja Hoxha është pajtuar që të takohen dhe të koordinohen më mirë se si të bisedojnë me institucionet e BE-së që liberalizimi të ndodhe sa më shpejtë dhe të mos këtë vonesa.

Të ngjashme