Hoxha pas kalimit të Graincës në VV: PDK të lirohet nga personat që e shohin partinë si biznes

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Sejdi Hoxha nga PDK-ja, ka reaguar pasi deputetja e kësaj partie, Adelina Grainca ka kaluar tek Levizja Vetëvendosje.

Hoxha ka kërkuar që PDK të lirohet nga personat që e shohin partinë si biznes dhe t’i kthehet popullit dhe elektoratit.

Postimi i plotë:

Fatkeqësisht ndodhë edhe në PDK që të shitet dhe blihet deputeti.

Një rast i tillë i shitblerjes së deputetëve nuk ka ndodh asnjëherë deri më tani në historinë politike të PDK-së.

Kryetari në detyrë Enver Hoxhaj duhet menjëherë ta përjashtoi nga PDK deputeten Adelina Grainca e cila votoj kundër vendimit të Këshillit Drejtues të PDK-së për zgjedhjen e Presidentit.

Sigurisht që një pjesë të përgjegjësisë duhet ta mbajnë edhe ata të cilët e kanë propozuar znj. Grainca ne listën e deputetëve te PDK-së.

Fjalë elegjie për këtë deputete janë thurur shpesh gjatë fushatës edhe nga lidershipi i PDK-së.

PDK duhet të lirohet nga milionerët të cilët PDK-në nuk e shohin si vlerë dhe alternativë politike por si mundësi për ta rrit kapitalin e tyre financiar.

PDK duhet të lirohet nga personat që e shohin partinë si biznes dhe ti kthehet popullit dhe elektoratit.

Sejdi Hoxha

Të ngjashme