Hoxha pas kthimit nga Strasbourgu: Gjasa të mëdha që sivjet të hiqen vizat

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 14:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në mbledhjen e qeverise ka bërë të ditur se gjasat që këtë vit të merret vendimi për liberalizimin vizave, janë shumë të mëdha, raporton Ekonomia Online

Sipas Hoxhës ajo çfarë duhet të bëjë Kosova është që të vazhdojë lobimin tek shtetet anëtare si dhe të angazhohet që të informojë qytetarët lidhur me liberalizimin e vizave.

“Dje dhe pardje kam qëndruar në Kongresin e Strasbourgut kam kërkuar që të përshpejtohet procesi i vendimmarrjes lidhur me liberalizimin e vizave dhe të përfundojë ky proces gjatë presidencës së Austrisë pra për vitin 2018. Kjo kërkesë ka marrë mirëkuptimin e tyre”.

“Ata kanë shkuar me një përshtypje të mirë mirëpo gjasat reale në takimin e Këshillit në fillim të dhjetorit të merret vendimi. Gjasat janë shumë reale që procesi i vendimmarrjes që të përfundoj brenda këtij viti”.

“Çka na mbetet të bëjmë është të vazhdojmë komunikimin tonë sidomos për hapat që jemi duke ndërmarrë një përqindje e konsiderueshme kanë informata për liberalizimin. Janë të pajisur me informatat e para për ne duhet të vazhdojmë lobimin. Tani e gjitha është në duart e shteteve anëtare”.

Të ngjashme