Hoxha: PDK-ja do të mbetet subjekti më besnik ndaj Komoranit

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Të rinjët e Komoranit e kanë mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës, në platformën e rimëkëmbjes.Gjatë një takimi që ka pasur me ta kandidati i PDK-së, Sejdi Hoxha ka thënë se kanë biseduar lidhur me platformën e rimëkëmbjes.

Hoxha ka shkruar se PDK-ja do të mbetet subjekti më besnik ndaj Komoranit.

Postimi i plotë

Të rinjët e Komoranit i thonë PO PDK-së me platformën e saj të rimëkëmbjes! Gjatë një takimi me të rinjët në Komoran shpalosëm fillimisht besnikërinë qe ka ky vend për PDK-në dhe pastaj biseduam lidhur me platformën saj për rimëkëmbje. PDK është dhe do të mbetët subjekti me besnik ndaj Komoranit dhe të rinjëve të këtij lokaliteti, sikurse qe nga pas lufta ky vend e përkrah fuqishëm PDK-në dhe qeverisjën e saj. Po ashtu edhe të rinjët e Komoranit e mirëpriten krijimin e një linjë të veçantë buxhetore në formë të grandeve në vlerë prej 15 milion euro në mënyrë qe t’i përkrahim rininë që kanë ide biznesi në formë të vetëpunësimit. Rinia dhe PDK është e ardhmja e Kosovës! Sejdi Hoxha

Të ngjashme