Hoxha: PDK-ja është ideatore dhe themeltare e shtetit të Kosovës, do të vazhdojë t’i udhëheqë proceset e rëndësishme

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 10:41 | Nga Resmije Ballazhi-Jahiri Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se me qeverisjen e kësaj partie do ta rimëkëmbet vendi pas krizës së shkaktuar nga pandemia.

Sipas saj, PDK-ja do t’i udhëheqë të gjitha proceset e rëndësishme për vendin, duke shtuar se të gjithë ata dëshirojnë t’i bashkohen procesit të rimëkëmbjes e kanë derën hapur.

“Ne e kemi një program që është program fantastik në të gjitha dimensionet nëpër çka ka kaluar Kosova e sidomos në çka ka kaluar viteve të fundit. Unë besoj që kushdo që dëshiron t’i bashkëngjitet procesit tonë të rimëkëmbjes, në vizionin tonë për rimëkëmbje të përgjithshme të Kosovës e ka derën e hapur. Sigurisht, PDK-ja do të jetë udhëheqëse e krejt këtyre proceseve, duke qenë se ne jemi ideatorë dhe themeltarë të shtetit të Kosovës”.

Ndërkaq, sa i përket mungesës së ish liderit të PDK-së, Kadri Veselit, ajo thekson se ka qenë një lëkundje, megjithatë, Hoxha, thekson se Veseli i ka lënë të bashkuar dhe të fuqizuar.

“Normalisht kjo ka qenë një shkundje, lëkundje dhe një thyerje edhe për neve sepse na mungon energjia, ideja e tij, ideja e lidershpit, por ata kanë lënë me modelin e tyre me mënyrën se si e kanë menduar partinë dhe procesin brenda saj dhe normal jashtë saj kanë lënë lider të shumtë”.

“Na kanë lënë mirë me shumë njerëz me bagazh njerëzor me profile të ndryshme nga ai  kombëtar e deri tek profilet më të reja që i gjejmë në tregun e punës dhe unë mendoj që ky është motivi jonë kryesor që sot ne të vazhdojmë me shumë vullnet me shumë zell e dashamirësi në forma të ndryshme aty ku kemi mundësi me i quar proceset përpara me fuqizuar njëri tjetrin, me fuqizuar partinë dhe më fuqizuar shtetin e Kosovës”.

Hoxha jep arsyet dhe për arsyet që qytetarët duhet ta votojnë atë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ndër vite kam dëshmuar qoftë në rolin e qytetarit, qoftë në rolin e artistit, të profesorit, ku do që kam vepruar i kam  shfrytëzuar ato platforma dhe ato mundësi që ti adresojë ato që lidhen me të mirën publike. Kuvendi është pikërisht vendi ku çështjet publike dhe e mira publike adresohet në thelb ku nisen ligjet, rregullativat kryesore ku e organizojnë, menaxhojnë dhe e drejtojnë interesin e përgjithshëm të popullit të Kosovës”.

Intervista e plotë:

EO: Ju keni qenë deputete edhe në mandatin e kaluar, cilat janë pikat për të cilat e keni ngritur zërin dhe ia keni arritur ti realizoni?

Hoxha: Si e para, e rëndësishme është të theksohet se mandati i kaluar ka qenë më i shkurti, në fakt mandati më i shkurtër në historinë paralementare dhe duke marr parasysh faktin e pandemisë mandati ka qenë goxha i kufizuar. Është shumë e zorshme që brenda një mandati kaq të shkurtër t’i përfundosh qoftë synimet e tua personale si deputete në fushat e tua që i ke dhe në të njëjtën kohë ti shtyejsh përpara proceset në kuptimin legjislativ. Gjithsesi, nuk është se nuk ka pasur punë dhe angazhim sidomos në pjesën e komisioneve. Unë kam qenë pjesë e komisionit për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport dhe aty kemi adresuar çështjet e problematikave në arsim sidomos në kohën e pandemisë ku mësimi veç se është kthyer në online dhe sfidat që kanë qenë qoftë për prindërit qoftë për nxënësit si dhe për profesorët, arsimtarët apo mësuesit, por në të njëjtën kohë kemi insistuar që nxënësit të jenë të përfshirë. Ka pasur problematika në mos përfshirje të qasjes në internet. Brenda këtij mandati në këtë komision kemi arritur po ashtu që më në fund pas gjashtë viteve t’i shtyjmë përpara statutet e 4 Universiteteve Publike ku ato kanë marrë miratimin edhe  në komision dhe në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu theks të veçantë dua ti vë procesit të akreditimit dhe sfidave në atë proces. Kemi pasur shumë me rëndësi se problematikat që kemi hasur në Këshillin Shtetëror për Cilësi dhe në Agjencionin e Akreditimit ti shqyrtojmë bashkërisht dhe të shohim se si të vazhdojë procesi tutje.

Në këtë sfond normalisht problem mbetet ndërhyrja politike në këto procese, sepse në të kaluarën për shkak të kësaj ka krijuar kushte  që Kosova të mos jetë pjesë e mekanizmave Ndërkombëtare. Tani, kur ne synojmë që procesi i akreditimit të jetë i duhuri dhe të jetë kualitativ dhe pa ndërhyrje politike, sërish në këtë legjislaturën e shtatë ka pasur ndërhyrje nga ministri  i Shëndetësisë dhe i Arsimit për të rritur numrin e studenteve në sektorin e Shëndetësisë. Kjo është bërë në mënyrë jo ligjore duke mos i përcjell kriteret, normat dhe proceset se si duhet. Ajo nuk guxon të bëhet pasi që Agjencioni i Akreditimit përcakton kuotat për fakultetet dhe Universitetet përkatëse. Çka ndodhë me këtë rast, është se studentet vihen në lajthitje mendohet se janë ndihmuar dhe numri është shtuar ai numër shtohet në kuptimin figurativ dhe në kuptimin e vazhdimit të mësimit të atyre nxënësve ose studentëve të rinj por në fakt ata studentë mbesin të pa diplomuar, sepse  ato nuk janë të përfshirë brenda kuotës së akredituar dhe ky është rreziku. Ne kemi propozuar edhe nismën ligjore për ligjin për Muzet, sepse nuk ka ardhur në komisionin tonë si pjesë e paketës së legjislaturës të propozuar nga Qeveria e dikurshme dhe ne kemi propozuar që ky ligj të nis të hartohet duke pasur rëndësinë e muzeut qoftë të luftës e të paqes qoftë mundësive të tjera.

EO: Pse duhet të ju votojnë juve, cili do të jetë kontributi juaj në Kuvendin e Kosovës?

Hoxha: Në fakt, besoj që ka shumë arsye se pse. Unë si natyrë, jo vetëm si pjesë e të qenurit deputete, por edhe si akter civil, kam qenë një qytetare aktive dhe ndër vite kam dëshmuar qoftë në rolin e qytetarit, qoftë në rolin e artistit, të profesorit, ku do që kam vepruar i kam  shfrytëzuar ato platforma dhe ato mundësi që ti adresojë ato që lidhen me të mirën publike. Kuvendi është pikërisht vendi ku çështjet publike dhe e mira publike adresohet në thelb ku nisen ligjet, rregullativat kryesore ku e organizojnë, menaxhojnë dhe e drejtojnë interesin e përgjithshëm të popullit të Kosovës. Për më shumë  është natyra që unë jam natyrë vullnet mirë edhe nuk pres që gjërat të ndodhin për rreth meje, por zakonisht jam tip që kam iniciativa dhe i shtyej përpara ato pa dallim se prej nga vijnë dhe kush do të jenë njerëzit e përkrahjes së një iniciative të caktuar.

EO: A do të bënit koalicion me Vetëvendosjen?

Hoxha: Ne e kemi një program që është program fantastik në të gjitha dimensionet nëpër çka ka kaluar Kosova e sidomos në çka ka kaluar viteve të fundit. Unë besoj që kushdo që dëshiron t’i bashkëngjitet procesit tonë të rimëkëmbjes, në vizionin tonë për rimëkëmbje të përgjithshme të Kosovës e ka derën e hapur, por sigurisht PDK-ja, do të jetë udhëheqëse e krejt këtyre proceseve duke qenë se ne jemi ideator dhe themeltar të shtetit të Kosovës.

EO: A mund të na flisni rreth librin për të dhunuarat seksuale të Luftës?

Hoxha: Libri vjen si rezultat i projektit të instilacionit të ekspozitës që ka qenë vitin e kaluar dhe ka qenë në dy projekte. E para është shfaqur në festivalin Femart dhe e dyta më pas është bartur si ekspozitë e riformatuar dhe e plotësuar me elemente shtesë në muzeun e Kosovës me 19 Qershor 2019. Nga ajo ekspozitë, ideja ka qenë që aktivitetet që bëhen aty sepse ka qenë ekspozitë interaktive ka ftuar njerz për me i përmbrendësuar rrëfimet e grave që kanë qenë të kornizuara në korniza të zbrasta, sepse ne i dëgjojmë rrëfimet e tyre i lexojmë, por nuk e dimë se kush janë ato viktima përveç disave ngaa to që kanë filluar të flasin publikisht. Ajo ka qenë një lloj ftese edhe për të tjerët të kenë guximin publikisht që të flasin për gjenocidin dhe për dhunën e serbëve që kanë bërë në Kosovë në vitetet e 90-ta dhe në të njëtën kohë të reflektojmë ne si shoqëri çka nëse ne kishim qenë në atë moment aty në vendime tyre. Ideja ka qenë që ata që nuk e kanë përjetuar këtë me hy në këpucët e atyre që e kanë përjetuar figurativisht ta them dhe me menduar se si do të ishte jeta e tyre. Pastaj ky interaksion i ekspozitës është  portretizuar dhe është shtri në një libër të gjithë akterët që janë fotografuar në korniza të ndryshme dhe i kanë dhënë jetë dhe fytyrë një rrëfimi të caktuar pastaj ne jemi munduar ti portretizojmë ata në një libër dhe të japin një mesazh për këtë çështje që nuk është fenomen vetëm në Kosovë, por ku do në botë.

EO: Mungesa e Kadri Veselit, çka do të thotë për PDK-në?

Hoxha: Kryetari ka qenë natyrë shumë energjike, shumë i buzëqeshur dhe shumë konstruktiv dhe shumë pozitiv në krejtë proceset dhe në krejt takimet që i kemi pasur. Ka filluar me atë energjinë e mirë, por në fund ka përfunduar edhe me mesazhin që gjithmonë ka bërë shumë përshtypje  për ta ndihmuar njëri tjetrin përkrahur njëri tjetrin sepse veç bashkë  mundemi me shkuar përpara, veç bashkë mundemi me fuqizuar njëri tjetrin me shty edhe partinë përpara por edhe shtetin e Kosovës. E ka pasur shumë të rëndësishme idenë e bashkëpunimit edhe fuqizimit të njëri tjetrit. Mendoj që kjo është një veti, apo veçori shumë e rëndësishme në lidership, sepse lidershipi modern nuk ka më koncept të liderit autoritar dhe të vendimeve top down apo lart poshtë që dikush i merr vendimet të tjerët i zbatojnë, por ka një shumësi të mendimesh, vendimesh që bëhen bashkërisht pavarësisht divergjencave apo dallimeve në pikëpamje.

Këtë atribut, unë ia kam vlerësuar shumë dhe kjo ka qenë një shtyerje e jona që ne me ruajtur pozitivitetin e me ruajtur energjinë dhe me i tejkaluar sfidat që i kemi pasur, e sidomos nëpër sfidat që i kemi pasur këtë vit duke e ditur që po ndodhë procesi i Hagës e duke e ditur që në një moment ai dhe presidenti, lideri i parë faktikisht kryetari i parë i PDK-së, zotëri Thaçi nuk do të jenë këtu. Normalisht kjo ka qenë një shkundje, lëkundje dhe një thymje edhe për neve sepse na mungon energjia, ideja e tij, ideja e lidershpit, por ata kanë lënë me modelin e tyre me mënyrën se si e kanë menduar partinë dhe procesin brenda saj dhe normal jashtë saj kanë lënë lider të shumtë. Na kanë lënë mirë me shumë njerëz me bagazh njerëzor me profile të ndryshme nga ai  kombëtar e deri tek profilet më të reja që i gjejmë në tregun e punës dhe unë mendoj që ky është motivi jonë kryesor që sot ne të vazhdojmë me shumë vullnet me shumë zell e dashamirësi në forma të ndryshme aty ku kemi mundësi me i quar proceset përpara me fuqizuar njëri tjetrin, me fuqizuar partinë dhe më fuqizuar shtetin e Kosovës.

Të ngjashme