Hoxha pret liberalizim sivjet, përfaqësuesi i BE-së kërkon punë në luftimin e korrupsionit

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 11:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti i Stabilizim Asocimit BE-Kosovë ka mbajtur takimin e radhës në të cilën janë paraqitur të arriturat dhe sfidat e deritanishme për zbatimin e MSA-së, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se Kosova ka intensifikuar punët për të zbatuar agjendën për reformat. Hoxha tha se pret vendim pozitiv edhe sa i përket liberalizimit të vizave.

“Procesi i integrimit evropian dhe anëtarësimi i plotë në BE mbetet synimi strategjik i Kosovës. Duke zbatuar reformat që kërkon MSA  jo vetëm që jemi duke përmbushur kriteret për anëtarësim por po e përshpejtojmë këtë proces.

“Bashkëpunimi dhe përkrahja juaj do të mbeten në pazëvendësueshme perspektivën e vendit tonë më dinamike gjatë këtij viti që nga mbledhja e parë kemi intensifikuar dukshëm agjendën për zbatimin e reformave”.

“Procesi të liberalizimit të vizave është në prag të finalizimit dhe presim vendim pozitiv. Mbesim të përkushtuar që së bashku me ju të konkretizojmë edhe më shumë procesin e ERA-s”.

“Deri në fund të vitit synojmë të mbyllim zbatimin e planit aktual të veprimit me përjashtim të atyre që përballen me probleme politike”.

David Cullen, shef i Njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, tha se autoritetet kosovare duhet të japin prioritet luftimin të korrupsionit dhe krimit të organizuar, raporton EO.

“Në rajon ka pas zhvillime të mira. Do të inkurajoj autoritete kosovarë që të përdorin sa në shumë këtë momentum. Luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar duhet të epet të jetë prioritet absolut. Procesi i Kosovës do të matet sa i përket implementimit të këtyre dokumenteve ligjore dhe politike”.

“Jam shumë i lumtur se ju e keni theksuar një numër të masave që janë ndërmarrë nga administrata e deri të prokurimi publik. Të gjitha këto janë fushat që do t’i presim. Kosova ka potencial shumë të madh dhe kemi mjetet që të maksimizojmë këtë potencial”.

 

EkonomiaOnline

Mbahet takimi i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. Marrin pjesë ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, dhe David Cullen nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, October 9, 2018

Të ngjashme