Hoxha: Programi “Evropa për qytetarët”, mundësi për të përfituar fonde prej 187 milionë eurosh

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 11:50 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin Evropa për Qytetarët, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se kjo marrëveshje rregullon anëtarësimin e Kosovës në këtë program.

Sipas saj, Kosova duhet të paguajë 15 mijë euro për anëtarësim, raporton Ekonomia Online.

“Kjo marrëveshje rregullon anëtarësimin e Kosovës në këtë program, dhe Kosova do të paguajë anëtarësimin prej 15 mijë euro. “Pasi të realizohet marrëveshja dhe pagesa e anëtarësimit, organizatat dhe qytetaret nga Kosova mund të aplikojnë gjatë këtij viti në thirrjet për propozime, të cilat shpallen nga ky program. Ratifikimi në Kuvend para pushimeve verore do të mundësonte qasjen e aplikuesve nga Kosova në program për të përfituar fonde nga ky program me vlerë prej 187 milionë euro”.

Të ngjashme