Hoxha: Programi vetëdijësues “Evropa për Qytetarët”, i rëndësishëm për Integrimin Evropian

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 10:19 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e Nismës për lidhjen e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për Qytetarët.

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha tha se kjo marrëveshje ka për qëllim të kontribuoj në vetëdijësimin e qytetarëve për Bashkimin Evropian, raporton  Ekonomia Online.

“Pjesëmarrja e Kosovës është në përputhje me objektivat të percaktuara në rregulloren e këshillit. Kontributi financiar vjetor që duhet të paguhet nga Kosova është 15 milionë euro. Si rezultat i kësaj marrëveshje Kosova themelon pikën e kontaktit “Evropa për Qytetarët”. Kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë në procesin e Integrimit Evropian”, tha Hoxha në mbledhjen e Qeverisë.

Marrëveshja bilaterale në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut si dhe Marrëveshja ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në programin ”Evropa për qytetarët”, janë aprovuar sot në mbledhjen e Kabinetit qeveritar, me propozim të Ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Marrëveshjet bazohen në aspiratat dhe zotimet e Republikës së Kosovës që të zhvillojë partneritet që do të kontribuojë në integrimin e Republikës së Kosovës dhe do të afirmojë vlerat evropiane në bashkëpunim bilateral dhe rajonal, duke stabilizuar edhe më tej zonën e Evropës juglindore.

Gjithashtu, theksoi Ministrja Hoxha, përmes këtyre Marrëveshjeve, Kosova e përmbush edhe një obligim që derivon nga MSA-ja, sa i përket çështjes së bashkëpunimit me vendet tjera që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, respektivisht nenin e 17-të të MSA-së.

Marrëveshjet rregullojnë edhe kontributin financiar të Kosovës në programin “Evropa për Qytetarët” dhe “Kontrollin financiar, rikuperimin dhe masat tjera kundër mashtrimit”.

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, theksoi Ministrja Hoxha, do të vazhdojë negocimet me shtetet respektive me qëllim që të arrihet harmonizimi i obligimeve të ndërsjella që parashihen në Marrëveshjet e ndërsjella.

Të ngjashme