Hoxha: Projektligjet për agjendën evropiane po zvarriten në Kuvend

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 11:58 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është shprehur optimiste se masat në kuadër të planit të ERA-s do të zbatohen deri në shtator.

Ajo ka kërkuar bashkëpunim më të madh me Kuvendin e Kosovës sepse sipas saj, Projektligjet po zvarriten nëpër komisione e pastaj në seancë plenare.

“Jemi pajtuar me afate jo të realizueshme. Nuk duhet ta humbim fokusin, duhet te ndjekim këtë plan. Duhet të rritet edhe bashkëpunimi me Kuvendin sepse shumë detyra që i kryejmë si Qeveri po zvarriten në komisionet përkatëse, pastaj të miratohen në seancë plenare”.

“Mendoj që është e mundshme t’i zbatojmë deri në shtator, sepse shumë nga këto projektligje janë në fazën përfundimtare”.

Hoxha gjatë prezantimit të hulumtimit “ERA e ngecjes” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS). Këtu u tha se ka ngecje në realizimin e Agjendës për Reforma Evropiane nga ana e qeverisë.

“Nga 22 prioritete njeri është zbatuar plotësisht ndërsa të tjerat pjesërisht, megjithatë është duke u shënuar progres. Sa i përket sundimit të ligjit ndër të arriturat më të mëdha është miratimi i ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit dhe miratimi i ndryshimit te ligjit për prokurorinë e shtetit. Në muajin qershor presim edhe miratimin e pakos për administratë publike”.

“Ne duhet ta përshpejtojmë procesin e implementimit, jo vetëm të ERA-s, por duhet të prodhojmë rezultate konkrete në realizimin e MSA-së. Duhet të shikojmë mënyrat se si ta bëjmë prioritet MSA-në në të gjitha institucionet, meqë diçka nuk është ne rregull me koordinim”.

Albana Merja nga GLSP gjatë prezantimit të rezultateve të monitorimit bëri të ditur se zbatimin i këtij plani ka ngecur.

Sipas saj, vetëm 38.9 për qind e masave të këtij plani janë zbatuar, 47 për qind prej tyre janë pjesërisht të zbatuara, ndërsa 15 për qind e masave nuk kanë filluar të zbatohen.

Sipas Merjas kjo ngecje është reflektuar edhe në zbatimin e MSA-së.

Sipas saj, një nga faktorët e kësaj janë zgjedhjet e shpeshta nëpër të cilat ka kaluar vendi kohëve të fundit.

Sipas raportit qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit ka qenë fusha ku ka pasur më së shumti arritje për shkak se kanë qenë masa të thjeshta.

“Ka pasur ngecje në zbatim të këtij plani veprimi. Kjo ka sjellë nivel të njëjtë të implementimit në MSA, edhe ajo ka qenë 39 për qind e zbatuar në 2017. Era nuk i ka shërbyer rritjes së implementimit të MSA-së, institucionet nuk e kanë vëmendjen e duhur ashtu siç ka nisur. Jemi në muajin e 5, era është ajo e njëjta dhe s’ka progres”.

“ERA të mbetet dokumenti kryesor i politikave të qeverisë dhe të mbetet dialogu me BE-në. Qeverisa e mire dhe sundimi i ligjit ka qenë fusha ku ka pasur më së shumti arritje sepse ka qenë masa të thjeshta që ka qenë miratimi i ligjeve, fusha me më pak zbatueshmëri ishte ajo e punësimit”.

Të ngjashme