Hoxha: Qeveria dështoi të menaxhojë pandeminë në shkolla dhe mësimin online

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë në një konferencë për medie se Qeveria e Kosovës ka dështuar të menaxhojë pandeminë në shkollat e Kosovës duke mos ofruar masa mbrojtëse ndaj Covid-19, ku si pasojë, shumë shkolla u mbyllën e shumë nxënës e mësimdhënës u infektuan me virus.

Ai tha se shumë shkolla në mbarë vendin u lan nga qeveria pa dezinfektues dhe nuk u bë dezinfektimi i hapësirave shkollore, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Hoxha po ashtu theksoi faktin se qeveria aktuale e Avdullah Hotit, njësoj si qeveria e Albin Kurtit po dështon në ofrimin e mësimit online, ku nxënësit kosovarë po humbin komplet një vit shkollor duke shikuar vetëm ligjërata të përsëritura në televizion.

Ai tha se përveç dështimit të plotë në organizimin e mësimit në pandemi, qeveria aktuale po i polotizon tërësisht bordet e Universiteteve dhe për këtë paralajmëroi thirrjen e ministrit të Arsimit në përgjegjësi parlamentare.

Deklarata e plotë e deputetit Sejdi Hoxha:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të mediave, ju falënderoj që ju keni përgjigjur ftesës së PDK-së në këtë konferencë të organizuar.

Sigurisht që një nga temat për të cilat jemi shumë të shqetësuar këto ditë është shëndeti i qytetareve tonë nga pandemia Covid-19.

PDK është shumë të shqetësuar me papërgjegjësinë e kësaj qeverie rreth mos zbatimit të masave mbrojtëse kundër Covid-19 në institucionet edukative-arsimore.

Sot shkollat në Kosovë nuk janë të furnizuara me dezinfektues, nuk bëhet dezinfektim i rregullt i hapësirave publike në shkolla, nuk dërgohen fare ekipet mjekësore të cilat duhet të përkujdesen për shëndetin e nxënësve, mësimdhënësve, stafit teknik dhe administrativë, si rezultat i këtij moskujdesi virusi po përhapet me shpejtësi të madhe në shumë shkolla anë e kënd Kosovës.

Qeveria e Kosovës edhe pse bëri ri-shikimin e buxhetit në kohë pandemie, nuk parashikoi mjete financiare shtesë me të cilat do të mund ta rriste nivelin e respektimit të masave mbrojtëse në shkolla.

Qeveria e mëhershme e Albin Kurtit në kohen e pandemisë la pa inkuadruar në mësim online rreth 32,000 nxënës në Kosovë apo rreth 11% të numrit të përgjithshëm të nxënësve, kryesisht fëmijë të familjeve nën asistencë sociale, dhe fëmijë me nevoja te veçanta.

Dështim i njëjtë po ndodh edhe me qeverinë Hoti, e cila u mundua të kamufloj një strategji të organizimit të mësimit në kohë pandemie përmes tri skenarëve  A, B dhe C. Një qeveri që del me tre skenarë, tregon që nuk e ka as edhe një të vetëm.  

Edhe gjatë aplikimit të skenarit C, pra ndjekjen e mësimit online përmes RTK-së, në shumë shkolla nuk u aplikua fare mësimi online përmes platformave digjitale si zoom, google meet apo edhe platforma të tjera.

Po japim vetëm një shembull konkret ku vetëm në Shkollën  “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë” kanë mbetur pa mësim, rreth 3400 nxënës, në këtë shkollë për 14 ditë nuk është organizuar fare mësimi, në bazë të një kalkulimi të thjeshtë del që  rreth 5200 orë  janë të humbura në mungesë të ofrimit të mësimit online. 

Ky rast, dhe shumë raste të tilla nëpër Kosovë, janë  shqetësuese për të gjithë ne.  

Një qeveri e lodhët që nuk është në gjendje ta menaxhoj mbarëvajtjen e mësimit në qytete, imagjnojeni cfarë situate të rënduar kemi në fshatra. Nuk ka as edhe një informatë më të vogël se cfarë po ndodhë në fshatra më të thella të Kosovës.  

Partia Demokratike e Kosovës  kërkon nga qeveria Hoti që të organizoj vizita të rregullta të psikologeve në shkolla në mënyrë që të kemi një kujdes të shtuar për shëndetin mendor të nxënësve sidomos në këtë kohë pandemie.

Përveç dështimeve të shumta të kësaj qeverie në arsimin fillor dhe të mesëm në kushte pandemie, kjo qeveri po e dëmton edhe më shumë arsimin e lartë përmes ndërhyrjeve politike.

Është për të ardhur keq se si kjo qeveri po i politizon universitetet publike duke emëruar në bordet e tyre militant politikë të cilët nuk kanë përgatitje akademike dhe profesionale për t’i menaxhuar universitetet. Në Bordin e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë u emërua shefi i grupit  të Këshilltarëve të AAK’së dhe motra e një deputeti të kësaj partie.

Ngjashem veproj edhe ish-Minitrja Hykmete Bajrami kur e shkakrkoi bordin e UP-së dhe pastaj në këtë Bord emëroi perosna të cilet punojnë në kolegje private.

Kjo qeveri është duke ndërhyrë në mënyrë flagrante edhe në agjencitë e pavarura. Rasti i fundit i një ndërhyrje skandaloze është vendimi i Ministrit të Arsimit për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë. Ne jemi për rritjen e studentëve të mjekësisë, por jo duke ndërhyr jashtëligjshem në agjencitë e pavarura. 

E konsiderojmë ndërhyje të paligjshme shkresën e Kryetares së Komisionit për Arsim, drejtuar Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Ky vendim nuk duhet të pranohet nga Universiteti dhe Agjencia, aq më tepër që ministri e di fare mirë se asnjë studenti përtej kuotës së përcaktuar nga AKK, nuk i vertetohet diploma, dhe rrjedhimisht nuk njihet kualifikimi fare. Pra, këtu për më keq, kemi edhe manipulim dhe instrumentalizim të kandidatëve aplikantë, pa dijen dhe fajin e tyre.

Prandaj, kjo ndërhyrje e Ministrit të Arsimit në autonominë e UP-së është e jashtëligjshme dhe konsiderojmë se ka për qëllim kapjen e institucioneve publike arsimore nga politika.

Si pasojë e ndërhyrjeve të tilla politike, Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR)  ka përjashtuar agjencinë e akreditimit të Kosovës, po ashtu kjo agjenci në vitin 2019 është përjashtuar edhe nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Largimi nga EQAR dhe ENQA ka pasoja të rënda për studentët e Kosovës diplomat e të cilëve nuk do të njihën nga universitet e tjera, prandaj për shkak të ndërhyrjeve të tilla politike në agjenci, studentet tonë do të mbetën të izoluar.

Kjo qeveri fatkeqësisht deri më tani nuk ka asnjë strategji apo përgatitje për rikthimin e Kosovës në dy menakizmat më të rëndësishëm ndërkombëtarë të arsimit të lartë, pra në EQAR dhe ENCA. 

Prandaj si PDK, qysh nga java e ardhshme do të ndërmarrim veprimet tona duke ftuar në përgjegjesi Minsitrin e Arsimit dhe Shkencës, për të gjitha veprimet dhe mos veprimet e tij, pasojat e të cilave veçse po shihen çdo ditë.

Ju faleminderit!

Të ngjashme