Hoxha: Qeveria Kurti jo taksë me Serbinë, reciprocitet me Shqipërinë

Prishtinë | 23 Maj 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha ka thënë se dikur kjo parti kërkonte pezullim të tarifës 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, mirëpo kryeministri në detyrë Albin Kurti në atë kohë i kundërshtoi veprime të tilla vetëm për poena politik.

Hoxha përmes një postimi në Facebook tha se tashmë kryeministri në detyrë Kurti po i bënë veprimet e njëjta, duke marrë vendime që ta heqë tërësisht tarifën ndaj mallrave serbe e boshnjake me arsyetimin qe po vendosim reciprocitet.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti, jo taksë me Serbinë, reciprocitet me Shqipërinë!

Dikur PDK kërkonte pezullim të tarifës 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë qe t’i jepim mundësi faktorit ndërkombëtar qe të na mbështetë në nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë me njohje reciproke dhe me pas anëtarsimin në BE dhe NATO. Mirëpo, kryeministri në ikje në atë kohë i kundërshtoi veprime të tilla vetëm për poena politik.

Pas ardhjes se tij në pushtet, edhe përkundër kundërshtimeve të tij mori vendim që ta heqë tërësisht tarifën ndaj mallrave serbe e boshnjake me arsyetimin qe po vendosim reciprocitet!

Të dashur qytetar të vendit tim, reciprocitet nuk është kur në Kosovë mund të arrijnë mjek nga Serbia për t’i ndihmuar qytetaret Serb që jetojnë në Kosovë, ndërsa nuk lejohen mjeket tonë të shkojnë në Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc për t’i ndihmuar qytetaret shqiptar. Po ashtu, në Kosovë çdo ditë qarkullojnë makinat me targa serbe qe disa prej tyre edhe provokojnë me fotografi të presidentit të Rusisë Vladimir Putin, ndërsa në anën tjetër nuk lejohen makinat me targa RKS që të kalojnë nëpër Serbi!

Të dashur qytetar, a është ky reciprociteti që kryeministri Kurti ka premtuar në zgjedhjet e fundit? Apo është një mjeshtër i gënjeshtrave dhe mashtrimit vetëm për të ardhur në pushtet?!

Nga këto veprime të qeverisë në pushtet reciprociteti është vendos me Republikën e Shqipërisë, por jo me Serbinë!

Albin, nuk ka barazi, pasi qe deshtoi koncepti i juaj se reciprociteti rrjedh si koncept i barazisë!

Të ngjashme