Hoxha: Qeveria Kurti nuk pati plan konkret për menaxhimin e pandemisë

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 11:10 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, njëherësh edhe inicuese për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk kanë hartuar ndonjë plan konkret për menaxhimin e Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

“Hetim parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë së Kosovës, përkatësisht hetimi i të gjitha vendimmarrjeve të saj”.

“Ne deputetët parashtrues të kësaj kërkesë theksojmë nevojën e madhe të zhvillimit të këtij hetimi kur ke parasysh faktin se qeveria në dorëheqje nuk ka hartuar ndonjë strategji për menaxhimin e pandemisë po ashtu me kufizimin e lëvizjes së njeriut ka shkelur kushtetutën dy herë radhazi”.

“Nga vendimet për vendosjen e masave nga qeveria e atëhershme si dhe shpalljen zonë karantine të qendrës së studentëve u shkaktuan parregullsi të shumta”.

Të ngjashme