Hoxha: Qeveria në ikje për dy muaj bëri dy shkelje kushtetuese

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sedi Hoxha ka thënë se Qeveria Kurti, vetëm për dy muaj e shkeli dy herë Kushtetutën e Republikës së Kosovë. Ai ka shkruar se shkelja e parë e kushtetutës ishte kur Qeveria mori vendim për kufizimin e lëvizjeve së qytetarëve, duke e anashkaluar Kuvendin e Kosovës.

Kurse, shkelja e dytë kushtetuese në kohë rekorde ndodhi kur Ministri në ikje Arben Vitia bëri veprimin skandaloz të radhës dhe mori vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve duke shkelur kështu liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Ky është postimi i plotë i Hoxhës:

Qeveria në ikje për 2 muaj bëri dy shkelje kushtetuese!

Shkelja e parë e kushtetutës ishte kur Qeveria mori vendim për kufizimin e lëvizjeve së qytetarëve, duke e anashkaluar Kuvendin e Kosovës.
Menjëherë pas këtij vendimi, Presidenti Thaçi këtë vendim e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Aktgjykimi i gjykatës kushtetuese e vërtetoi që ky vendim i qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Shkelja e dytë kushtetuese në kohë rekorde ndodhi kur Ministri në ikje Arben Vitia bëri veprimin skandaloz të radhës dhe mori vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve duke shkelur kështu liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Këtë vendim jo ligjor PDK e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, dhe Gjykata e vërtetoi që ky vendim është antikushtetues.

Lëvizja Vetëvendosje, për të ardhur në pushtet ka mashtruar qytetarët se është parti që garanton sundim të ligjit, ndërsa për dy muaj pushtet e shpërfaqi fytyrën e saj të vërtetë duke shkelur dy herë radhazi aktin më të lartë juridik të shtetit tonë, Kushtetutën.

Tejkalimi i kompetencave ligjore përbën vepër penale. Prandaj, për këto shkelje të vërtetuara ligjore i bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që të ndërmarrë hapa ligjorë kundër këtij shkelësve të kushtetutës së vendit.

Të ngjashme