Hoxha: Qytetarët po na bashkëngjiten për vizionin e Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme nacionale, më 6 tetor, Dhurata Hoxha, ka takuar qytetarë të shumtë me të cilët ka diskutuar për platformën fituese të Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli, transmeton Ekonomia Online.

Hoxha lidhur me takimin në Prishtinë me qytetarë, ka cekur se “luftimi i korrupsionit, krijimin e gjasave dhe mundësive të barabarta si dhe orientimi i fuqishëm euro-atlantik, kanë gjetur përkrahje të padiskutueshme”.

Ja postimi i plotë i Hoxha:

“Në bashkëbisedim me qytetarë që po i bashkëngjiten vizionit të Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli, më 6 tetor – prioritetet si luftimi i korrupsionit, krijimin e gjasave dhe mundësive të barabarta si dhe orientimi i fuqishëm euro-atlantik, kanë gjetur përkrahje të padiskutueshme. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin! #PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme