Hoxha: Rikthimi i fuqishëm politik i PDK-së varet nga Konventa e 3 Korrikut

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Sejdi Hoxha nga PDK-ja përmes një postimi në facebook ka thënë se rikthimi i fuqishëm politik i PDK-së, do të varet shumë nga Konventa e 3 Korrikut.

“Lidershipi i partisë i cili derivon nga konventa e 3 Korrikut duhet te jetë ekipi më i mirë politik krahasuar me të gjitha partitë tjera politike në Kosovë, nëse PDK mund ta ndërtoj një ekip të tillë atëherë e ka të sigurt rikthimin e shpejtë si parti e parë politike në vend” ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i tij i plotë:

Rikthimi i fuqishëm politik i PDK-së, do të varet shumë nga Konventa e 3 Korrikut.

Sa është e rëndësishme se kush do të zgjidhët Kryetar i Partisë, është po aq e rëndësishme se kush do të jen nënkryetarët, anëtaret e kryesisë dhe lidershipi që do ta udhëheq partinë.

Ndërtimi i ekipit politik ka rëndësi të madhe prandaj në lidershipin e partisë duhet te përfshihen njerëz te moshave, gjinive dhe profesioneve të ndryshme, të rajoneve të ndryshme te cilët kanë të kaluar të ndritur.

Lidershipi i partisë i cili derivon nga konventa e 3 Korrikut duhet te jetë ekipi më i mirë politik krahasuar me të gjitha partitë tjera politike në Kosovë, nëse PDK mund ta ndërtoj një ekip të tillë atëherë e ka të sigurt rikthimin e shpejtë si parti e parë politike në vend.

Asnjë parti politike nuk ka në gjirin e saj ekspert më të mirë se PDK-ja, por varet nga ne se sa mund t’i të ju krijojmë hapësirë dhe sa mund t’i mobilizojmë ata.

Me shpresë për 3 Korrikun!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme