Hoxha: S’ka bazë ligjore për ndërtimet në Badoc, komuna e MMPH-ja të paraqesin dokumentet

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 11:41 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, dhe asambleisiti i komunës së Prishtinës, Leutrim Ratkoceri janë shprehur se nuk ka bazë ligjore për ndërtime te liqeni i Badocit, raporton Ekonomia Online.

Hoxha tha se nga ky liqen furnizohet me ujë të pijes një pjesë e kryeqytetit, prandaj edhe duhet të kihet shumë kujdes.

“Institucionet shumë herë për shkak të dinamikës nuk arrin të përcjellin vendimet gjyqësore. Dua të sqaroj që nuk jemi kundër zhvillimit, por kjo nuk duhet të bëhet duke mbytur një resorst publik siç është liqeni i Badocit”.

“Liqeni i Badocit është liqen i cili e furnizon një pjesë të Prishtinës me ujë, është shpallur si resurs natyrorë. Korniza ligjore që lidhet me mundësitë e zhvillimit hapësinorë në komunën e Prishtinës, planin zhvillimor komunal e adreson liqenin e Badocit dhe Gërminë si park regjional”.

“Përmes këtij plani përcaktohet edhe kufiri urban dhe zona në fjalë që janë dhënë kushtet e ndërtimit dhe është zonë jashtë kufirit urban, nuk është e paraparë për ndërtim, pavarësisht ligjit të ri për planifikim hapësinorë, zona në fjalë nuk është përfshirë”.

“Pyetja shkon për komunën e Prishtinës se në çfarë plani është bazuar komuna për dhënien për pëlqim hapësinorë”.

Hoxha i bëri thirrje komunës së Prishtinës dhe MMPH-së që të paraqesin dokumentet që posedojnë.

“I bëj thirrje komunës dhe MMPH-së që të dalin me dokumentet që i posedojnë pasi ka diskrepancë me prononcimet që i thonë”.

Hoxha ka thënë se është në interes që të gjitha palët të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë, raporton EO.

“Kushtet ndërtimor nuk i lëshon ministria dhe nuk ka bazë as ligjore as komuna me dhënë leje për kushte ndërtimore”.

Retkoceri njoftoi se tashmë nënshkrimet e nevojshme të asambleistëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme janë dorëzuar në Komunë sipas procedurës së kërkuar me Ligj.

“Ftojmë kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, Drejtorinë Urbanizmit dhe Drejtorinë e Inspekcionit, që të anuloj dhënien e pëlqimit për kushtet ndërtimore të lëshuara në afërsi të Liqenit të Badovcit. Të kthehet diskutimi në Kuvendin Komunal të Prishtinës ku do të mund të sqarohen të gjitha rrethanat dhe në fund të vendoset në përputhje me ligjet dhe interesat e qytetarëve të Prishtinës.”, tha Retkoceri.

“I bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës që sa më parë të caktoj datën dhe orën e seancës në mbrojtje të liqenit të Badovcit”, tha Retkoceri.

Të ngjashme