Hoxha: Takohet me gratë e angazhuara ne biznes

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha është takuar me gratë e angazhuara ne biznes ku biseduan për të arriturat në këtë lami.

“Takimi me gratë e angazhuara me biznes, ishte rast të bisedojmë për të arriturat në këtë lëmi e cila është ndër promotorët e zhvillimit të shtetit tonë të ri”

Sfidën e të bërit biznes, shumë prej tyre e kanë kaluar me sukses, sepse, bartin me vete gjithë energjinë dhe vullnetin për ta ndryshuar gjendjen e vet, të familjes dhe të shtetit që po ndërtojmë, për mundësi e gjasa të barabarta.

Gruaja është çelësi për një shoqëri të përparuar, në veçanti në fushën me konkurrencë dhe dinamikë siç është biznesi. Me gratë, për një Kosovë më të mirë!

Të ngjashme