Hoxha telefonon Avramopoulosin, merr premtim për liberalizim të vizave

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 20:54 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka njoftuar se sapo ka pasur një bisedë telefonike me Komisionerin e Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoulos.

Përmes një postim në Facebook, Hoxha tha mori mbështetje nga BE-së për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

“Sapo pata një bisedë telefonike me Komisionerin e Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoulos, i cili përgëzoi për Ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi.

Si mik i Kosovës, më siguroi se vendi ynë do ta ketë përkrahjen e plotë të tij dhe BE-së për liberalizimin e vizave. Gjithashtu, ofroi mbështetjen për procesin e integrimit të Kosovës në BE”, ka shkruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme