Hoxha thekson përkushtimin e Kosovës për zbatimin e Deklaratës Universale

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 14:57 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ka theksuar se OKB-ja më 10 dhjetor 1948, ka obliguar shtetet të promovojnë dhe zbatojnë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

“Me përgjegjësi dhe përkushtim i zbatojmë dhe promovojmë këto vlera të patjetërsueshme në përcaktimin tonë integrues euro-atlantik”, ka shkruar ajo në një postim në faqen e saj në Facebook.

“Çështjet e veçanta si dhuna ndaj fëmijëve, grave, grupeve të margjinalizuara apo me nevoja të veçanta, janë me prioritet dhe shqyrtohen në frymën e Deklaratës Universale”, ka theksuar ajo.

Ky është postimi i plotë në rrjetin social i ministres Hoxha:

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, e miratuar nga Asambleja e OKB-së, më 10 dhjetor 1948, na obligon të promovojmë Deklaratën universale të të drejtave të njeriut. Me përgjegjësi dhe përkushtim i zbatojmë dhe promovojmë këto vlera të patjetërsueshme në përcaktimin tonë integrues euro-atlantik.

Çështjet e veçanta si dhuna ndaj fëmijëve, grave, grupeve të margjinalizuara apo me nevoja të veçanta, janë me prioritet dhe shqyrtohen në frymën e Deklaratës universale të të drejtave të njeriut. Angazhim ynë është permanent për respektimin e vlerave dhe promovimin e kësaj Deklarate.

Vlerat e Deklaratës janë të inkorporuara në Kushtetutën dhe ligjete e Republikës së Kosovës, andaj, në këtë ditë kujtojmë universalitetin dhe karakterin e pandashëm e të patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive të njeriut, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut.

Të ngjashme