Hoxha thotë se PDK-ja do të dalë më qëndrim nëse ministrat e saj do të marrin pagën me rritje

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 12:03 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha që vjen nga PDK ka folur edhe rreth qëndrimit të ministrit të Financave, Bderi Hamza për të mos marrë pagën me rritje.

E pyetur nëse edhe ajo do të veprojë njëjtë, Hoxha tha se janë duke diskutuar rreth kësaj, por ende nuk është marrë ndonjë vendim, raporton Ekonomia Online.

“Këtë jemi duke e diskutuar me ministrat dhe do të marrim një vendim në lidhje me këtë”.

Ministri Hamza e kishte kontaktuar Thesarin e Shtetit, nga të cilët kishte kërkuar që të mos i dilte rroga me rritje.

Kryeministri Ramush Haradinaj ditë më parë tha se vendimi për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar nuk mund të revokohet.

Por shefi i Qeverisë, nuk ishte i kënaqur edhe me deklaratat e ministrit Hamza, se do të refuzojë marrjen e pagës me rritje.

Ndonëse tha se në takimet zyrtare, Hamza është shprehur i gatshëm të zbatojë vendimin e Kushtetueses, Haradinaj mendon se qasja e ministrit ndaj çështjes së pagave është e pakuptimtë.

Qeveria më 20 dhjetor të vitit 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe pjesën tjetër të kabinetit qeveritar.  Haradinajt nga 1443 euro paga iu dyfishua në 2950 euro, raporton EO.

Të ngjashme