Hoxha u përgjigjet nxënësve: Pse Kosova nuk është pjesë e BE-së?

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 15:30 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, vizitoi shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

Për të shënuar simbolikisht 10 vjet shtet, ajo ka takuar dhjetëvjeçarët kësaj shkolle të kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

Ministrja para nxënësve tha se shteti i Kosovës i ka vetëm 10 vjet, por është krijuar pas përkushtimit dhe punës mëse njëshekullore.

E nxënësit i drejtuan asaj pyetje mjaft “të vështira”. Një prej tyre ishte pse Kosova nuk është në Evropë.

“Ne jemi në Evropë, jemi duke punuar për t’u bërë pjesë e BE-së”, ishte përgjigja e saj.

Ministrja Hoxha tha se vizita me fëmijët të cilët lindën në vitin e pavarësisë është ditë e veçantë.

“Për mua është një ditë shumë e veçantë, sepse u takova me fëmijët të cilët lindën pikërisht në vitin e pavarësisë. Me të vërtet këta fëmijë më impresionuan me pyetjet e tyre. Besoj që vërtet në Kosovë po rriten gjenerata të mrekullueshme”, tha ajo

Drejtoresha e shkollës fillore “Faik Konica”, Xhylije Balaj, tha se vizita e ministres ishte ditë e veçantë për nxënësit e kësaj shkolle.

“Kemi nxënës të mrekullueshëm, dhe besoj që këta do e ndjekin rrugën e dijes, pikërisht sikur Faik Konica, emrin e të cilit e mban shkolla jonë”, tha ajo.

Image may contain: 5 people, people smiling, indoor

Image may contain: 6 people, people smiling, child

Image may contain: 5 people, people sitting

Image may contain: 10 people, people smiling, people sitting and indoor

Image may contain: 7 people, child and indoor

Image may contain: 7 people, people sitting

Image may contain: 44 people, people smiling, people standing and indoor

Image may contain: 18 people, people smiling

Image may contain: 10 people, people smiling

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing

Image may contain: 7 people, people smiling, textImage may contain: 5 people, people smiling

Të ngjashme