Hoxha u premton nxënësve të Mitrovicës liberalizimin e vizave

Mitrovicë | 09 Shk 2018 | 14:34 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, vizitoi shkollën fillore “Eqrem Çabej” në Mitrovicë, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në shkollën ku kishte mësuar dhe vetë, Hoxha bisedoi me fëmijët e lindur në vitin e pavarësisë 2008. Ai iu premtoi se viti 2018 do ta sjellë edhe liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

Ky premtim erdhi pas pyetjes së njërit prej nxënësve, i cili ishte kureshtar ta mësonte datën kur kosovarët do të mund të udhëtojnë lirshëm e të vizitojnë të afërmit e tyre në shtetet e Evropës.

“Kemi dëshirë me lëviz lirshëm pa viza, të gjithë kemi dikë jashtë, te daja ose edhe te tezja. Për vitin 2018 dhurata ma e mirë ka me qenë lëvizja pa viza. Më në fund do të ndodhë këtë vit”, tha Hoxha.

Ajo tha gjithashtu se është knaqësi të qëndronte në shkollën ku ka përfunduar ciklin fillor të shkollimit dhe se ndihet krenare për fëmijët e shtetit të Kosovës.

Remzije Sadiku-Alidemaj, drejtoreshë e Shkollës “Eqrem Çabej” tha se është nder që ministrja zgjodhi këtë shkollë për vizitë.

“Ndihem e privilegjuar që ministrja zgjodhi shkollën tonë për vizitë, pikërisht në 10-vjetorin e pavarësisë dhe në shkollën ku vijoi mësimin. Jemi falënderues për vizitën e saj”, tha drejtoresha Sadiku-Alidemaj.

Image may contain: 4 people, people standing

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting and indoor

Image may contain: 15 people, people smiling, people standing, crowd and indoor

Image may contain: 11 people, people smiling, crowd

Image may contain: 15 people, people standing and indoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting

Image may contain: 14 people, people smiling, indoor

Image may contain: 14 people, people standing and indoor

Image may contain: 5 people, people sitting

Image may contain: 9 people, people standing and crowd

Image may contain: 3 people, people smiling

Të ngjashme