Hoxha uron formimin e Qeverisë së re gjermane, veçon një ministër

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 19:17 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përgëzuar formimin e Qeverisë së re të Republikës Federale të Gjermanisë, nën udhëheqjen në mandatin e katërt, të kancelares Angela Merkel.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ministrja Hoxha, në veçanti ka uruar ish-kolegun e saj, i cili ishte më herët në krye të Ministrisë së Drejtësisë që tashmë mban resorin e ministrit të Punëve të Jashtme, Heiko Maas.

Postimi i plotë:

“Përgëzoj formimin e Qeverisë së re të Gjermanisë Federale, mandatin e katërt të Kancelares Angela Merkel, të përbërë nga dy partitë më të fuqishme, duke krijuar koalicionin, CDU-CSU dhe SPD.

Në veçanti, uroj mikun tim, ish ministrin e Drejtësisë, Z. Heiko Maas, për postin e ri, Ministër Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme