Hoxha uron për Krishtlindjet ortodokse për paqe e dashuri

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 12:51 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar sot, të gjithë besimtarët ortodoksë, me rastin e krishtlindjes me urimin që në familjet e tyre të ketë shëndet e begati, paqe e dashuri.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se “përkushtimi ynë i përbashkët për të kultivuar solidaritet, tolerancë dhe mirëkuptim, janë vlera të cilat dëshmojnë se vendi ynë dhe rruga jonë ka të ardhme, brenda familjes së madhe të shteteve evropiane”.

Postimi i plotë i Ministres Hoxha në Facebook:

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë, Gëzuar Krishtlindja!
Të gjithë besimtarëve ortodoksë, me rastin e festës së Krishtlindjes, ju dëshiroj mbarësi e lumturi, duke uruar që në familjet Tuaja të ketë shëndet e begati, paqe e dashuri.
Përkushtimi ynë i përbashkët për të kultivuar solidaritet, tolerancë dhe mirëkuptim, janë vlera të cilat dëshmojnë se vendi ynë dhe rruga jonë ka të ardhme, brenda familjes së madhe të shteteve evropiane.
Për shumë mot, gëzuar Krishtlindja!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme