Hoxha: VV të sqarojë vetëvrasjen e dy aktivistëve të saj

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 17:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

(E plotësuar) Në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Vetëvendosjes për “Rastin Dehari”, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar nga Albin Kurti të sqarojë për qytetarët, vetëvrasjen e dy aktivistëve të saj Dehari.

Hoxha ka pyetur kryetarin e Vetëvendosjes si mund ta udhëheqë këtë parti pas asaj që iu ka ngjarë vëllezërve Dehari.

“Si mund të vazhdoni ju të udhëhiqni një parti politike ku vetëvrasja e aktivistëve nuk ka ndodhur vetëm një herë. Është për keqardhje sa larg mund të shkojnë disa individë që për qëllime politike të keqpërdorin vdekjen e një të riu, ashtu siç e kanë keqpërdor që nga dita e parë kur ka ndodhur rasti”.

Hoxha: Albin Kurti dhe VV kanë probleme me femrat

Në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, për “Rastin Dehari”, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se “Albin Kurti dhe VV kanë probleme me gjininë femërore”.

Ministrja Hoxha ka theksuar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për rastin.

“Institucionet kompetente, ekspertët e mjekësisë ligjore në një proces transparent me prezencën edhe të mjekëve të tjerë të propozuar nga familja, dhe vëzhguesve nga EULEX kanë konstatuar se i ndjeri është vetëvrarë. Edhe Prokuroria e Shtetit ka dalë me njoftimin zyrtar se pas hetimeve preliminare rezulton se i ndjeri është vetëvrarë. Pikërisht se kam ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe brenda kompetencave, pa hezitim, kam kërkuar përfshirjen e Policisë Metropolitane “Scotland Yard”, në hetimin e vdekjes së të ndjerit Dehari, qëllimi i të cilës kërkesë ka qenë eliminimi i të gjitha dyshimeve eventuale në lidhje me këtë rast”, ka theksuar Ministrja Hoxha.

Madje, Ministrja Hoxha ka vënë në dukje se Vetëvendosje ka probleme serioze me trajtimin e grave.

“Partia Vetëvendosje kanë probleme serioze me trajtimin e grave dhe kjo reflekton edhe në qasjen që ka Z. Kurti dhe të tjerë nga partia e tij ndaj meje. Është evidente që keni probleme me gratë dhe trajtimin që u bëni atyre”, ka theksuar Ministrja Hoxha, duke shtuar se ka pasur akuza publike të grave brenda partisë tuaj për trajtime jo të duhura.”

Hoxha: VV po keqpërdor vdekjen e Deharit për qëllime politike

Në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, për “Rastin Dehari”, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e keqpërdor vdekjen e Astrit Deharit për qëllime politike.

“Ju e keni keqpërdorur dhe vazhdoni ta keqpërdorni edhe familjen e të ndjerëve, Arbnorit e Astritit. Menjëherë pasi kam marrë lajmin për vdekjen e Astritit kam kërkuar kontaktet e familjes për të shprehur ngushëllime, nuk jam lejuar as të kontaktoj me familjen por keni thënë duhet të flisni me zyrtarë të partisë”, ka theksuar Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha, ka shprehur keqardhje duke theksuar se Vetëvendosje po “keqpërdor humbjen e jetës së një të riu sepse për momentin kanë mbetur pa kauzë dhe qytetarët po e shohin çka ka brenda Vetëvendosjes.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/perleshje-ndermjet-deputeteve-te-pdk-se-dhe-te-vetevendosjes-foto-video/

Të ngjashme