Hoxhaj: 5, 6 dhe 7 mars, populli shqiptar u ringrit në këmbë kundër gjenocidit serb

Prishtinë | 05 Mar 2022 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka kujtuar 5 marsin e vitit 1998 dhe ditët e Epopesë së UÇK-së.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se më 5, 6 dhe 7 mars 98′, populli shqiptar u ringrit në këmbë kundër gjenocidit serb në Kosovë.

“Më 5 mars 1998 fitoi guximi mbi frikën, fitoi liria mbi okupimin, fitoi Kosova mbi Serbinë! Po shënojmë ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në themelet e flijimit të Familjes Jashari, ka lindur liria jonë, ka lindur shteti ynë. Më 5, 6 dhe 7 mars 98′, populli shqiptar u ringrit në këmbë kundër gjenocidit serb në Kosovë. Lavdi!”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Të ngjashme