Hoxhaj: Agim Aliu kryetar model

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

I pari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është model dhe shembull se si punohet me vizion e guxim për qytetarët.

Postimi i plotë:

Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës jemi krenarë me Agim Aliun. Një kryetar model, që për katër vite ka dhënë shembull pas shembulli si punohet me vizion e guxim, kur dashuria për qytetin është e madhe e interesi i qytetarëve vihet në radhë të parë.

Askush, asnjëherë, nuk e ka trajtuar Ferizajn më mirë se Agim Aliu. Idetë e tij për një qytet të bashkuar, me infrastrukturë moderne, kushte ideale për biznes e banim për secilin, sot janë jetësuar falë punës të jashtëzakonshme që ai ka bërë gjatë këtij mandati.

Prandaj, Agim Aliu e ka mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës që të vazhdojë punën e mirë në të mirë të Ferizajt dhe banorëve të tij. Ferizaj është mirë dhe i sigurtë vetëm me Agimin në krye, e kjo nuk ka pse të ndryshojë.

Të priftë e mbara, Agim. Faleminderit për punën e përkushtimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme