Hoxhaj bashkëndjenë me Japoninë, vërshimet lanë 15 të vdekur

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 13:01 | Nga

Ministri në Largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, bashkëndjenë me Qeverinë e Japonisë dhe popullin e saj në këto momente të vështira, shkruan arbresh.info.

Vërshimet në Jug të Japonisë , nga shiu i fundit  lanë të vdekur 15 persona, ndërkohë autoritetet e shpëtimit po kërkojnë edhe për 15 persona të tjerë të zhdukur.

Zonat më të goditura janë në prefekturën e Fukuokës.

Njoftuesi për numrin e vdekjeve, Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit Yoshihide Suga tha se rajoni pritej të shihte shi më të madh të shtunën.

Rreth 12,000 policë, ushtarakë, zjarrfikës dhe personel i rojes bregdetare kanë marrë pjesë në operacionin e shpëtimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme