Hoxhaj: BE-ja tregohet e padrejtë nëse vizat s’hiqen këtë vit, s’mund të shkohet në pafundësi

Prishtinë | 20 Tet 2018 | 09:11 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nëse procesi i liberalizimit të vizave nuk përfundon këtë vit atëherë Bashkimi Evropian (BE) nga qytetarët e Kosovës do të cilësohet i padrejtë, tha zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, në një intervistë për Ekonomia Online.

Hoxhaj shtoi se BE-ja nuk ka asnjë arsye që këtë proces ta shtyj deri në pafundësi, ngase Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara.

“Nëse Bashkimi Evropian ka pretenduar se procesi është teknik në kuptimin e asaj a i plotëson Kosova kriteret apo jo dhe Kosova i ka plotësuar këto kritere, në fund të viti 2018 nuk ka asnjë arsye të brendshme në Bashkim Evropian asnjë arsye në ndonjë vend anëtarë të Bashkimit Evropian që ky proces të shtyhet në pafundësi”, tha ai.

“Nëse kjo nuk ndodh për çdo qytetarë të Kosovës Bashkimi Evropian do të shihet si një Bashkim Evropian i cili është i padrejtë”.

Zëvendëskryeministri më tutje i është përgjigjur edhe kërkesës së përfaqësuesve të BE-së që liderët të jenë të matur rreth dhënies së afateve për heqjen e vizave. Ai tha se nuk do të jenë naiv e të besojnë në “përralla”.

“Deklaratat e përfaqësuesve të BE-së në Prishtinë që ne duhet të jemi të matur ma merr menja që duhet të kuptohen drejtë. Ne jemi të matur, jemi të balancuar, por nuk duhet të jemi naivë dhe nuk do të jemi naivë që të besojmë në ‘përralla’”.

Hoxhaj ka folur edhe për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se ai nuk mund të përmbyllet vetëm nga ana e Qeverisë e pa përkrahjen e opozitës.

Ai ka ftuar partitë opozitare që të mbështetin platformën e propozuar nga lideri i PDK-së si dhe të ulen të bisedojnë lidhur me atë se çfarë duhet të i shtohet asaj.

“Qëndrimi jonë është që të ketë një zë unik i cili duhet ta bashkojë Kosovën në dialog përmes një ekipi të përbashkët i cili duhet të miratohet në Kuvend dhe një dokument i cili i reflekton qëllimet tona në dialog i cili i reflekton pritjet tona në dialog, vijat e kuqe, çka duhet të diskutohet çka nuk duhet të diskutohet dhe ne presim  prej opozitës që të merr përgjegjësi me që nuk mundet dialogu të përmbyllet vetëm nga ana e qeverisë”.

“Ne mendojmë që opozita duhet t’i thotë po platformës. Jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë  se cilat elemente duan t’i kenë shtesë në platformë se edhe kush do të duhej të hynte në ekipin, i cili do të duhej të merrte pjesë në dialogun me Serbinë në Bruksel”.

Sipas Hoxhajt, në çdo proces tjetër Kosova do të jetë vonë nesh nuk arrin të jetë unik në Bruksel, aty ku sipas tij, duhet të zhvillohet beteja për dialogun.

 

Të ngjashme