Hoxhaj: Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh i Kosovës

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit te PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Joe Biden, pas fitores në zgjedhjet presidenciale në ShBA, përcjell Ekonomia Online.

“Presidenti i zgjedhur Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i Kosovës së lirë e të pavarur dhe i popullit të saj. Kjo është një fitore e vlerave Euro-Atlantike, lirisë dhe demokracisë, që janë shtyllat e Kushtetutës dhe aleancës sonë me SHBA-në! “, ka shkruar Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme