Hoxhaj: Çështja e demarkacionit është konsumuar

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 16:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se për çështjen e demarkacionit është debatuar gjatë dhe kjo temë tashmë është konsumuar.

Këto komente ai i ka bërë pas përfundimit të takimit me shefen e re të Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ai tutje ka thënë kjo çështje iu takon liderëve që të komunikojnë mes tyre.

“Qëndrimi jonë si Qeveri në raport me çështjet që e presin është që të rikthehet në kuvend që të votohet nga partnerët e koalicionit, dhe këtu flas për serbët dhe shqiptarët”, u shpreh Hoxhaj.

Ndërsa sa i përket mospjesëmarrjes së Listës Srpska në seancën e djeshme në të cilën pritej të miratohej marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ministri Hoxha u shpreh se deputetët serb marrin pjesë në Qeverinë e Kosovës dhe janë partnerë të koalicionit qeverisës.

Ministri Hoxhaj ka folur edhe për deputeten Flora Brovina, e cila ditë më parë në publikimin e përgjimeve ishte dëgjuar teksa ofendohej nga ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci gjatë një bisede me deputetin tjetër Shaip Mujën.

“Deputetja Flora Brovina është një deputete dhe një personalitet shumë i shquar në Kosovë, shumë e respektuar në PDK dhe do të mbetët pjesë e saj. Është një nga simbolet e PDK-së me aktivitetin e saj politik, qytetarë dhe me angazhimet e saj humane”, u shpreh Hoxhaj.

Të ngjashme