Hoxhaj demanton Haradinajn: Veseli asnjëherë s’i ka dhënë mbështetje për postin e presidentit

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

shtruesi i detyrës së kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Kadri Veseli asnjëherë nuk i ka dhënë mbështetje Ramush Haradinajt që të bëhet president.

“Kadri Veseli asnjëherë s’i ka dhënë mbështetje Haradinajt për president”, ka thënë Hoxhaj në Pressing.

Hoxhaj u pyet për këtë cështje për shkak se Haradinaj deklaroi sonte se kishte diskutuar me Thacin e Veselin dhe ishin afër mbylljes së procesit, pak para se këta dy të niseshin për në Hagë pas konfirmimit të aktakuzave.

“Edhe atyre (Thaçit e Veselit), ua kam prezantuar kandidaturën time. Ne kemi pasur një përafrim në momentet e fundit. Realisht ka pasur një përafrim të madh. Realisht kemi qenë afër mbylljes së procesit”, është shprehur Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme