Hoxhaj: Demarkacioni duhet të votohet javën tjetër, BE s’e pret Kuvendin

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 13:52 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhje për të diskutuar zhvillimet e djeshme në Kuvend për demarkacionin, si dhe procesin zgjedhor në këtë parti që do të hapet së shpejti, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një konferencë për medie, tha se zhvillimet e djeshme rreth demarkacionit janë shqetësuese për PDK-në. Ai ka shtuar se javën tjetër duhet gjithsesi që marrëveshja të ratifikohet, sepse siç tha BE-ja nuk e pret Kuvendin e Kosovës.

“Kemi folur gjatë për atë që ka ndodhur dje në Kuvendin e Kosovës dhe atë që nuk ka ndodhur. Jemi të shqetësuar për gjendjen e djeshme, sepse nuk ka pasur pajtim mes partive shqitave. Mendojmë që ajo që do duhet të thuhet për ratifikimin e marrëveshjes është thënë. I dimë argumentet, qëndrimet dallimet dhe Kosova nuk ka nevojë të humbë më kohë”.

Hoxhaj ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka treguar vullnet politik për Kosovën, krahas mosvullnetit politik nga radhët e partive parlamentare në Kuvend për ratifikimin e demarkacionit.

“Mos votimi dhe mungesa e vullnetit të deputetëve dje dhe vizita e kryetarit Junker, e shohim si shans të humbur. Presim qe javën e ardhshme të gjithë deputetët ta ratifikojnë këtë marrëveshje. Mungesa e vullnetit politik për ironi. BE s’ka tregu vullnet që ta mbështes Kosovën. Dita e djeshme është e papranueshme për ne dhe nuk duam të përsëritet më në Kuvend”.

Hoxhaj ka ftuar që të ketë një koncensues nga të gjitha partitë parlamentare për ta votuar marrëveshjen kufitare me Malin e Zi.

“E dini qe lista serbe është parter në Qeveri. Mendojmë që ratifikimi i marrëveshjes mbi të gjitha duhet të jetë shqetësim i partive shqiptare. Kjo është një temë që është në rend të ditës dhe i ftojmë partitë ta votojnë. Deklarata mes presidenteve ofron kornizë lokale për të krijuar konsensus. Ky është kushti i fundit. Evropa nuk e pret kuvendit. Mund ta humbim afatin nëse javën e ardhshme nuk e votojmë. Dita e djeshme ka qenë jo e mirë për qytetarët.

“Veseli ka qenë i vendosur që dje ta votojmë marrëveshjen dhe kur te ndodhte takimi me zyrtarët e be-së tu themi që e kemi plotësuar kushtin. Nuk e di kur ftohen seancat, por nuk duhet të ketë ndarje gjuhësore për nenet. Është koha e fundit ta votojmë”.

Të ngjashme