Hoxhaj: Demarkacionit nuk mund t’i ikim

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 13:16 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj edhe njëherë ka bërë të qartë se pa ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim dhe as progres në rrugëtimin drejt BE-së.

Këto komente Hoxhaj i bëri pas raportimit në Komisionin për Stabilizim Asociim, në të cilin tha se i informoi anëtarët e këtij komisioni rreth zbatim të MSA-së.

I pari i diplomacisë tha se edhe asociacioni i komunave serbe duket të kryhet sa më shpejtë, duke bërë me dije se është obligim i kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit që ta procedojnë tutje.

“Demarkacioni është kusht i cili duhet të plotësohet. Marrëveshja për Demarkacionin duhet të plotësohet sepse është obligim ligjor është kusht, në të kundërtën do vazhdojë skenari edhe në vitet në vijim. Kurse asociacioni i komunave serbe varet se kur kryeministri dhe kryetari i Kuvendit vendosin ta sjellin në agjendë për procedim. Por normalisht sa më shpejtë aq më mirë”, ka thënë Hoxha.

Procesin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë, Hoxhaj e ka quajtur normal, i cili është kryer nga OSBE-ja në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Ai ka komentuar edhe zgjedhjen e Vuçiqit si president i Serbisë, duke thënë se çdo zgjedhje e çdokujt që ofron stabilitet në rajon është në interes të rajonit.

“Çdo zgjedhje e cila sjell stabilitet të brendshëm ajo patjetër që do të sjell edhe stabilitet edhe për shtetet e rajonit”, ka deklaruar Hoxha.

Gjatë mbledhjes Komisioni diskutoi për bisedimet me Serbinë dhe mundësinë që Kosova t’i vejë sanksione Rusisë, si përgjigje ndaj veprimeve të fundit që shteti serb i ka bërë karshi Kosovës.

“Biseduam edhe për rezultatet e dialogut Kosovë-Serbi, por edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe çështje të tjera”, tha Hoxhaj.

Në këtë komisioni gjithashtu ka raportuar edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala.

Të ngjashme