Hoxhaj: Dështuam ta mbrojmë Arbana Xharrën

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 09:15 | Nga

Nënkryetari i PDK-së dhe ministri i Jashtëm, në largim, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra.

Ministri Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, bën thirrje për dënimin e sulmuesve të Arbana Xharrës, dhe përmes këtij statusi, ministri bën me dije që shteti ka dështuar ta mbrojë një grua që t’i thotë mendimet ndryshe.

Postimi i Hoxhajt:

“Thellësisht i tronditur nga sulmi qyqar ndaj Arbana Xharrës. I shokuar nga ajo që mund ti ndodhë një gruaje, një nëne dhe mbi të gjitha një aktiviste të guximshme në tërë këto vite që nuk ka hezituar ti thotë hapur dhe pa frikë gjërat të cilat i mendon. Kemi dështuar të tërë që nuk kemi mbrojtur një grua e cila i thotë mendimet ndryshe.

Jo toleranca jonë ndaj njerëzve që nuk pajtohemi me ta po na shtyn drejt këtyre ngjarjeve të papranueshme. Mjaft më! Të bashkëndjejmë të gjithë. Ta dënojmë të gjithë! Sulmuesit para drejtësisë. Arbana, shërim të shpejt!”, ka shkruar Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme