Hoxhaj: Ditë historike në OKB, regjimi i Putinit nuk ka jetë në botën demokratike

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas mbylljes mbledhjes urgjente të
sapombajtur në Kombe të Bashkuara, për situatën në Ukrainë, ka thënë se kjo është një ditë historike.

Tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social Twitter ka thënë se sot është ditë historike në Kombe të Bashkuara.

Ai, tutje ka thënë se edhe një herë u vërtetua se regjimet si ai i Putinit nuk kanë jetë në botën demokratike

“Ditë historike në OKB sot. U vërtetua edhe një herë se regjimet si ai i Putinit nuk kanë jetë në botën demokratike! Ne qëndrojmë me Ukrainën! 🇽🇰🇺🇦”, ka shkruar Hoxhaj më Twitter.

Sot, mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme mbahet pas vendimit Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), që dje miratoi projekt-rezolutën për seancë të jashtëzakonshme për çështjen e Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku morën pjesë 193 vende anëtare.

Të ngjashme