Hoxhaj: Edhe këtë vit s’kemi njohje nga pesë vendet e BE-së, dialogu mund ta ndryshojë qasjen

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 11:11 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se dialogu me Serbinë mund ta ndryshojë qasjen e vendeve që se kanë njohur shtetësinë e Kosovës për të pranuar shtetin më të ri në Evropë. Edhe pse pranon se pesë shtetet e BE-së s’ka mundësi që ta njohin Kosovën këtë vit, raporton Ekonomia Online

“Nëse këto vende e njohin Kosovën si rezultat i dialogut me Serbinë, relevanca nuk është ajo që po flasim. Nuk pres në 2018 që mund ta njohin Kosovën këto pesë vende s’mund të pres situatë të brendshme në këto vende që të ndryshojnë raportet, por mund të jetë një situatë e jashtme, dialogu me Serbinë që mund ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës”.

“Duhet ta ushtrojmë sovranitetin kudo që ka nevojë, nëse ka situatë që është kthesë në raport më këto vende mosnjohëse unë e shoh dialogun. Mosnjohja nga këto vende ka qenë me e rëndësishme në 2008 se në 2018. Perëndimi nuk është i njëjtë edhe BE-ja. Duhet ta shfrytëzojmë mundësinë që e kemi para vetës, por edhe për skenarë negativ, konteksti ndërkombëtar”.

Hoxhaj në tryezë të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) me temë “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohjes”, shtoi se dy goditjet më të mëdha që ka marrë Kosova që nga shpallja e pavarësisë më 2008, ka qenë mos anëtarësimi në OKB dhe mosnjohja nga 5 vendet anëtare të BE-së.

“Nëse ka dy goditje që i ka marrë Kosova si shtet sovran kanë qenë mos anëtarësimi në OKB dhe mosnjohja nga 5 vendet e BE-së. këto kanë qenë dy goditjet më të mëdha. Pasojat në nivel evropian kanë qenë dhe janë të shumta”.

Hoxhaj shtoi tutje se arsyet për mosnjohjen janë të shumta. Ai deklaroi se pesë vendet mosnjohëse nuk kanë qenë fare të involvuara në çështjen e Kosovës gjatë viteve 90-ta dhe se disa prej tyre kanë mbajtur qasje pro politikës së Millosheviçit.

“Singapori, që ka politikë të jashtë jashtëzakonisht të zgjuar më është thënë që nëse një shtet mosnjohjes e njeh Kosovën na bëjë një telefonat dhe ne do ta njohim Kosovën, por Singapori e ka njohur Kosovën derisa vendet mosnjohëse nuk kanë lëvizur. Ka vende jashtë Evropës që nuk na kanë njohur si shkak i mosnjohjes nga pesë vendet e BE-së”.

“Arsyet e mosnjohjes, ka arsye qe nuk thuhen, kushte që nuk përmenden. Ato që mua me janë thënë si ministër i jashtëm do t’i them. Pesë vendet mosnjohëse s’kanë qenë të involvuara fare në temën e Kosovës në vitet 90, disa prej tyre kane mbajtur qasje pro Millosheviçit, ka qenë qasje me nuanca shumë afër Beogradit se sa Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë veriore”.

“Shumica e vendeve evropiane që e kanë njohur Kosovën kanë qenë të involvuar në çështjen e Kosovës në vitet 90-ta. Këto vende me hezitim e kanë parë edhe negociatat në Vjenë. Ka pasur dhe ka situata të brendshme, qoftë raporti i Greqisë me Qipron”.

Kur foli për BE-së, tha se ajo ka tri qasje ndaj Kosovës, sipas tij, ajo e njeh Kosovën si shtet, qasja tjetër është një lloj dykuptimësie dhe qasja e neutralitetit.

“BE ka tri qasje politike, institucionet e be e njohin Kosovën si shtet, qasja e dyte është një lloj sjellje e dykuptimësitë, qasja tjetër ka qenë ajo e neutralitetit. Kjo ka ardhur si rezultat i mosnjohjes nga 5 shtetet e BE-së”.

Butrint Berisha nga PIPS, tha se Kosova ka raporte të ndryshme me 5 shtetet mosnjohëse të BE-së. Sipas tij tri nga këto shtete kanë zyra ndërlidhëse në Prishtinë, ndërsa katër prej tyre njohin pasaportat e Kosovës.

“Kur themi 5 nuk flasim për një njësi por pesë shtete. Ne raport me këtë pesëshe një strategji shabllon për Kosovën nuk ekziston. Tre nga këto shtete kanë zyra ndërlidhëse në Kosovë, ndërsa katër prej tyre njohin pasaportat e Kosovës”.

“Njohja nga 5 shtetet e BE-së do të ishte e veçantë sepse do të thoshte përshpejtim të rrugës së Kosovës për në BE. Një pjesë e qytetarëve kanë përshtypjen se pozicioni i këtyre vendeve ka shkuar duke u forcuar”.

Të ngjashme