Hoxhaj falenderon SHBA-në: Në luftën kundër pandemisë në krah kemi aleatin tonë më të madh

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka falenderuar SHBA-në për donacionin e gjysmë milionit të vaksinave anti-Covid që erdhën sot në Kosovë.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se lufta ndaj pandemisë nuk ka përfunduar ende, për asnjë shtet në botë.

Ai, tutje ka thënë se për ta mposhtur COVID-19, bota ka shtuar intensitetin e vaksinimit dhe kështu duhet të ndodhë edhe në Kosovë.

Tutje, Hoxhaj ka thënë se donacioni i fundit nga SHBA-ja tregon se në këtë luftë Kosova nuk mbetet e vetëm.

“Lufta ndaj pandemisë nuk ka përfunduar ende, për asnjë shtet në botë. Për ta mposhtur COVID-19, bota ka shtuar intensitetin e vaksinimit dhe kështu duhet të ndodhë edhe në Kosovë. Donacioni i SHBA-së, mbi 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid, të siguruara për Kosovën nga Presidenti Joe Biden, tregon se në këtë luftë ne nuk mbesim të vetëm. Në krah e kemi aleatin tonë më të madh, Amerikën! Vaksinohuni!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Të ngjashme