Hoxhaj flet për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike: Jemi opozitë e qeverisë, por jo e qytetarëve

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar mbrëmë degët e PDK-së në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime.

Gjatë këtyre takimeve, Hoxhaj i ka njoftuar anëtarët e këtyre degëve me zhvillimet e fundit në lidhje me Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe propozimet e PDK-së të cilat do të jenë pjesë e pakos dhe votimit që pritet të bëhet të sot.

“Ne vazhdojmë të jemi në opozitë ndaj qeverisë, mirëpo asnjëherë nuk do të ndalim punën në favor të qytetarëve. Ata kanë nevojë ta ndjejnë dorën e shtetit çdoherë, sidomos tani në kohë pandemie”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme