Hoxhaj: Humbja e PDK-së ishte e vogël por fitorja e VV-së ishte e madhe

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Ushturesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoxhaj në Pressing të T7 tha se një ndër arsyet pse PDK-ja shënoi rënie për 30 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019, ishte se elektorati i tyre nuk doli të votojë për shkak të kushteve klimatike.

Hoxhaj shtoi se humbja e PDK-së është e vogël në krahasim me humbjen e LDK-së e të AAK-së, duke theksuar se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje ishte e madhe.

“Unë mendoj që një pjesë e elektoratit tonë nuk ka dalë të votojë atë ditë edhe per shkak të kushteve klimatike. Në krahasim me subjektet tjera publike ku LDK e AAK kanë rënie të mëdha, ne e kemi marrë mesazhin e qytetarëve, duhet t’i gjejme shkaqet jo pse kemi pasë 30 mije vota më pak, menoj që humbja e PDK-së është e vogël por fitorja e Vetëvendosjes është e madhe”.

Të ngjashme