Hoxhaj i bindur: S’e votojmë Osmanin për presidente, është përçarëse

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 11:23 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se deputetët e tyre nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente, raporton Ekonomia Online.

Sipas Hoxhajt, Osmani nuk reflekton vullnetin e qytetarëve dhe se ka qenë figurë përçarëse me qytetarët dhe ish-subjektin e saj politik.

“Zonja Osmani nuk e reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës, pasi ka qenë figurë polarizuese në raport me qytetarët, por edhe me subjektin e saj politik që e ka shndërruar në viktimë”.

“Qëndrimi i PDK-së është super i qartë, nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë”.

“Qëndrimi apo jo në sallë është temë teknike. A qëndron në sallë apo jo, nuk ka kurrfarë vlere, tema është a merr pjesë a jo”, ka thënë Hoxhaj.

Këto komente ai i bëri pas takimit më zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin.

Të ngjashme