Hoxhaj i pari nga Kosova që uron Ramën: Fitorja e të dielës është fitore e Shqipërisë

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka uruar Edi Ramën për fitoren e tretë radhazi në Shqipëri, duke e cilësuar fitore edhe të Shqipërisë.

Ky është postimi i plotë i tij:

E uroj mikun tim shumë të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel. Fitorja e kryeminisrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri. Uroj  që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët.

Suksese Edi. Urime Shqipëri!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme