Hoxhaj i reagon ashpër Viola von Cramon-it: Shkuarja juaj në Hagë, ndërhyrje politike

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pasi ajo shkoi në Hagë një ditë pas përfundimit të intervistimit të Presidentit Thaçi dhe takoi disa udhëheqës të Gjykatës Speciale.

Vendimi i eurodeputetes ka zgjuar  kritika të ashpra në Kosovë, për ndërhyrje në drejtësi. Kështu mendon edhe nënkryertari i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherësh edhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

Përmes rrjetit social Twitter, Hoxhaj, ka shkruar se qytetarët e Kosovës kanë mbetur të habitur kur e panë se një eurodeputete, një politikane, ka vizituar 

Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Vizita e Cramon, sipas Hoxhajt, quhet ndërhyrje politike.

“Qytetarët e Kosovës janë të habitur kur shohin se një eurodeputet, një politikan, viziton Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ne mësuam nga BE gjatë gjithë kësaj kohe se kur politikanët shkojnë të takojnë prokurorët dhe gjykatësit quhet ndërhyrje politike. Kjo është ajo që bëri @ViolavonCramon.”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme