Hoxhaj i reagon Bildt-it rreth deklaratës së tij për aktakuzën e Speciales

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i ka reaguar Carl Bildt-it, pasi ky i fundit ka komentuar rrjedhën e ngjarjeve pas aktakuzës së Gjykatës Speciale për Hashim Thacin dhe Kadri Veselin.

Hoxhaj, në Twitter iu është drejtuar bashkëkryesuesit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me jashtë, Card Bildt.

Hoxhaj, tha se deklaratat e tilla lincuese nuk janë aktgjykim dhe se nuk e bëjnë askënd fajtor.

 “I dashur Carl Bildt, deklarata lincuese nuk është aktgjykim dhe as që e bënë dikë fajtor. Ju ishit dashur ta theksonit këtë parim elementar por më të rëndësishmin të drejtësisë. E ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti janë shumë më të rëndesishme se sa disa deklarata të dyshimta.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme