Hoxhaj i tronditur nga vdekja e ish-kryeministrit japonez

Prishtinë | 08 Kor 2022 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, është shprehur i tronditur nga vdekja e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, i cili u qëllua me armë mëngjesin e sotëm.

Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se është i tronditur nga vdekja e ish-kryeministrit japonez.

“I tronditur nga vdekja e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe. Mendimet e mia shkojnë për popullin japonez dhe të gjithë ata që sot mbajnë zi për vdekjen e Shinzo Abe.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Të ngjashme