Hoxhaj: Ish-qeveria Kurti ishte pa kokë dhe e dëmshme, qeveria Hoti s’ka plan të qartë

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka bërë një krahasim në mes të ish-qeverisë Kurti dhe qeverisë së re, Hoti.

Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, ka thënë se ish qeveria Kurti ka qenë qeveri pa kokë, ndërsa qeverinë e re të Avdullah Hotit, e ka quajtur qeveri pa gjak dhe pa plan të qartë.

“Qeveria e kaluar e Kurtit ka qenë qeveru pa kokë dhe e dëshme për vendin. Qeveria Hoti, është më shumë pa gjak dhe pa një plan të qatrë, por të presim dhe të shohim”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj, në emisionin Imazh në RTK, ka thënë se është fat i keq që në Kosovë brenda 6 muajve janë ndërruar tri qeveri e tre kryeministra.

“Është fat i keq që në Kosovë brenda 6 muajve kemi ndërruar tri qeveri, kjo tregon që partitë tjera politike nuk mund të ofrojnë parashikueshmër,i siguri e stabilitet për qytetarët. “, ka thënë Hoxhaj.

Ai tutje ka shtuar se adresë e përgjegjësisë së të gjitha këtyre zhvillimeve politike, janë këto parti politike.

Të ngjashme