Hoxhaj javën tjetër në Bruksel

Prishtinë | 29 Pri 2017 | 12:35 | Nga

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, më 2 maj do të takojë shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn.

Në fokus të këtij takimi pritet të jetë përmbushja e kushtit të mbetur për heqjen e vizave për kosovarët, rrjedhimisht miratimi i demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu besohet se me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, ministri Hoxhaj do të trajtojë edhe aspekte tjera të rrugës së Kosovës drejt këtij institucioni, si edhe raportet me fqinjët, me theks të veçantë në ato me Serbinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme