Hoxhaj: Kjo qeveri hyri në dialog, si në mal pa sakicë, nuk do të mund ta përmbyllë procesin

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se qeveria Hoti nuk e ka idenë se si të udhëhiqet dialogu. Ai ka thënë se Qeveria nuk ka strategji për temat të cilat ngriten në dialog.

Enver Hoxhaj, ish-ministri i jashtëm, tani deputet i PDK-së, ka thënë se PDK-ja nuk i beson Qeverisë rreth dialogut.

“Ne i besojmë dialogut, i besojmë Amerikës e Brukselit por nuk i bësojmë kësaj qeverie se si bën dialog. Qeveria s’ka strategji për temat të cilat ngriten në dialog. Platforma e dialogut e qeverisë i ka vetëm 40 rreshta.”, ka thënë ai në Kanal10.

“Këta që po e udhëheqin dialogun në Bruksel, pa keqkuptim, nuk e kanë vetëdijen se ku kanë hi, nuk mund ta përmbyllin procesin, dhe po ndodhë që Serbia po vendos tema shtesë. Kur e keni mundu ju që në 2020 Serbia e rikthen temen e të zhvendosurve dhe të pronave?. Dialogu duhet të riformatizohet. Neve na duhet unitet politik. Kjo qeveri hyri në dialog, si në mal pa sakicë”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme